Qendra Shqiptare e Astrofizikes

Qendra Kerkimore Shqiptare ne fushen e Astrofizikes

 

 

English

Viti Ndėrkombėtar i Astronomisė

Data e njoftimit: 29 Dhjetor 2008

Zbuloni Universin, ėshtė juaji nė Vitin Ndėrkombėtar tė Astronomisė 2009

Paris, 29 Dhjetor 2008: 2009-ta po afron dhe astronomėt nė tė gjithė botėn janė tė zėnė me pėrgatitjet e Vitit Ndėrkombėtar tė Astronomisė. Njė bashkim befasues prej 135 vendesh po bashkėpunojnė pėr ta sjellė universin afėr Tokės. Shumė ngjarje dhe aktivitete do tė ndodhin nė 365 ditėt e ardhshme, nė njė shfaqje me pėrmasa kozmike.

Viti Ndėrkombėtar i Astronomisė 2009 (IYA2009) ėshtė iniciuar nga Bashkimi Ndėrkombėtar i Astronomėve (IAU) dhe UNESCO me temėn “Zbulojeni universin, ėshtė juaji”

Ceremonia zyrtare e hapjes sė IYA2009 do tė bėhet nė Paris, me 15 dhe 16 Janar 2009, edhe media ėshtė ftuar tė marrė pjesė. Aty do flasin shkencėtarė tė dėgjuar, ndėrmjet tyre edhe nobelistė, ndėrsa njė pjesė do shprehen nėpėrmjet vidios nga vendet e largėta ku ndodhen.

Shumė vende do i mbajnė ceremonitė e hapjes nė Janar dhe nė Shkurt, pėr tė dhėnė mbėshtetjen pėr kėtė vit tė veēantė. Por shumė gjėra do ndodhin mė parė. Ka qytete ku edhe ditėn e vitit tė ri teleskopėt do tė dalin nė rrugė, Grupi i Fizikės Diellore nė IYA2009 ka bėrė njė fushatė mbarėbotėrore me mbi 30 vende, sa nė 150 rrugė e bulevarde do tė shihen astronomėt amatorė tė ngrejnė teleskopėt nė trotuare pėr t’i bėrė kalimtarėt tė vrojtojnė Diellin nėpėrmjet paisjeve speciale.

“Ditari Kozmik” ėshtė shembull tjetėr aktivitetesh globale qė do ndodhin gjatė 2009-ės, website i tij do hapet ditėn e parė tė vitit. Projekti ka tė bėjė me jetėn e pėrditshme tė astronomėve me kohė tė plotė. Mbi 50 vetė, profesionistė nga 35 vende tė ftuar tė punojnė pėr kėtė projekt nga organizma tė tillė si ESO, NASA, ESA dhe JAXA, kanė filluar tė pėrgatisin pėrmbajtjen, duke shkruar pėr jetėn e tyre, punėn dhe sfidat qė pėrballojnė. Publiku mund tė shikojė se ē’ėshtė njė astronom dhe si kryhet puna shkencore.

Njė projekt tjetėr, “365 Ditėt e Astronomisė”, do tė publikojė nga njė podcast nė ditė gjatė gjithė vitit. Episodet do tė shkruhen, rregjistrohen dhe prodhohen nga njerėz tė kudondodhur nė rruzullin tonė.

“100 Orė Astronomi” njė tjetėr projekt bazė i IYA2009, ėshtė njė ngjarje botėrore qė do ndodhė 2-5 Prill 2009, me shumė aktivitete pėr publikun me filma, vrojtime etj. Njė nga qėllimet kryesore tė 100 Orė Astronomi ėshtė tė kemi sa mė shumė njerėz tė shohin perms teleskopit, ashtu siē bėri Galileo pėr here tė pare 400 vjet mė parė.

Projekti “Nga Toka nė Univers” ėshtė njė ekspozitė e organizuar nga IYA2009, qė do sjellė imazhe astronomike pėr publikun e gjerė nė vende jotradicionale si parqe e kopshte, muze arti, qendra tregtare dhe stacione metroje. Mbi 30 vende janė nė fazėn zhvilluese tė kėtij projekti, disa prej tyre do fillojnė qė nė muajin e parė tė 2009-ės, pėr tė dhėnė deri nė 100 imazhe astronomike nėpėr ekrane.

Ky projekt do tė fillojė nė ditėn e ceremonisė sė hapjes.

Njė nga objektivat e IYA2009 ėshtė ndėrgjegjėsimi pėr ndotjen dritore, se si bukuria e qiellit tė natės ėshtė prishur progresivisht nė qendrat urbane. Projekti “Alarmi i Qiellit tė Zi” prek pikėrisht kėtė ēėshtje. Njė nga mėnyrat ėshtė numėrimi i yjeve nga njerėzit nė njė zonė tė qiellit dhe krahasimi me numrin e tyre nė njė qiell tamam tė zi. Ky projekt fillon qė nė Janar 2009.

Njė listė e ngjarjeve kryesore jepet nė website zyrtar tė IYA2009.

Prej kėtu ėshtė e mundur tė kontaktohen Nyjet Kombėtare, pėrgjegjėse pėr organizimin e ngjarjeve lokale nė vendet pjesėmarrėse.

Gjatė 2009, qielli do tė shfaqė disa dukuri interesante, pėrfshirė edhe eklipsin mė tė gjatė diellor pėr shekullin 21, qė do ndodhė me 22 Korrik 2009 dhe do zgjasė 6 minuta e 39 sekonda nė njė korridor tė ngushtė vendesh ku futen India, Bangladeshi dhe Kina. Njė shi i fortė meteorėsh leonidė pritet nė mesin e Nėntorit 2009, me njė numėr tė pabesueshėm prej 500 yjesh rėnėse nė orė. Nė mesin e Tetorit, nė hemisferėn veriore Jupiteri do tė ketė njė pozicion perfekt pėr t’ia treguar publikut bashkė me hėnat e tij. Do tė jetė pamje shumė mbresėlėnėse qoftė dhe me teleskop tė vogėl.
IYA2009 kėrkon ta pėrfshijė publikun e gjerė nė aktivitetet e tij, pėr kėtė janė ftuar astronomė amatorė pėr tė organizuar dhe zhvilluar aktivitetet. Kjo armatė njerėzish, e njohur pėr entuziazmin e saj, po rritet pėrditė, me punėn pėr promovimin e astronomisė nė mėnyrat nga mė tė ndryshmet. Nė fakt, me mijra njerėzit e pėrfshirė pėrqark globit kanė formuar rrjetin mė tė madh astronomik tė parė ndonjė herė.

Catherine Cesarsky, Presidente e IAU thotė:

“135 vende janė angazhuar nė kėtė Vit, bashkėrisht drejt qėllimit tė pėrbashkėt pėr ta bėrė astronominė tė kapshme nga publiku. IYA2009 do tė forcojė lidhjet mes edukimit shkencor dhe karierės shkencore, duke stimuluar rritjen e numrit tė studentėve tė pėrfshirė nė fushėn e shkencės dhe teknologjisė dhe njė vlerėsim pėr tė mėsuarit gjatė gjithė jetės.“

Me kaq shumė aktivitete tė planifikuara, tani ėshtė koha ideale pėr tė mėsuar mė shumė pėr kozmosin dhe vendin tonė nė tė. Viti Ndėrkombėtar i Astronomisė premton ta bėjė universin tuajin, duke filluar nga 1 Janari 2009.

###

Shėnime pėr botuesit:

IYA2009 shėnon 400 vjetorin e vrojtimit tė parė astronomik me teleskop nga Galileo Galilei. Do tė jetė njė kremtim mbarėbotėror, promovues pėr astronominė dhe kontributin e saj nė shoqėri dhe kulturė, me ngjarje nė nivel rajonal, kombėtar dhe global.

IAU ėshtė organizata ndėrkombėtare e astronomėve qė mbledh sė bashku gati 10 000 astronomė tė shquar nga tė gjitha vendet e botės. Misioni i tij ėshtė promovimi dhe ruajtja e shkencės sė astronomisė nė tė gjitha aspektet nėpėrmjet bashkėpunimit ndėrkombėtar. IAU gjithashtu ka autoritetin ndėrkombėtarisht tė njohur pėr tė pėrcaktuar vetitė e trupave qiellorė dhe vetitė e dukshme tė tyre. E themeluar mė 1919, IAU ėshtė trupa profesionale mė e madhe pėr astronomėt.

Video e mirėseardhjes sė IYA2009 : Njė video speciale e mirėseardhjes pėr IYA2009 ėshtė nė dispozicionin tuaj. E dhėnė nga Catherine Cesarsky, Presidente e IAU, ajo ėshtė gati 5 minuta e gjatė dhe disponibėl nė anglisht, frėngjisht dhe spanjisht. Mund ta shkarkoni nga www.astronomy2009.org.

Informacione shtesė:

IYA2009 website: www.astronomy2009.org

IYA2009 Opening Events: www.astronomy2009.org/events

Opening Ceremony Media accreditation: www.astronomy2009.org/opening

UNESCO IYA2009 website: www.unesco.org/iya2009

Opening Ceremony website: http://www.astronomy2009.org/opening

Dawn of IYA2009 (Solar Physics Group) website: www.solarastronomy2009.org

Cosmic Diary website (active 1 January 2009): www.cosmicdiary.org

356 Days of Astronomy: http://365daysofastronomy.org

100 Hours of Astronomy: www.100hoursofastronomy.org

From Earth To The Universe: www.fromearthtotheuniverse.org

Dark Skies Awareness: www.darkskiesawareness.org

International Astronomical Union website: www.iau.org

IYA2009 welcome video: www.astronomy2009.org/resources/multimedia/videos/

Pėr mė shumė informacion:

IAU IYA2009 Coordinator
Pedro Russo
ESO ePOD
Karl-Schwarzschild-Strasse 2
D-85748 Garching bei München
Germany
Tel: +49 89 320 06 195
Cell: +351 96285 4775 / +49 17661100211
Fax: +49 89 320 23 62
E-mail: prusso@eso.org

Further contacts
Yolanda Berenguer
UNESCO Focal Point for the International Year of Astronomy 2009
UNESCO HQ, Paris
Tel: +33-1-45684171
E-mail: y.berenguer@unesco.org

Dr. Karel A. van der Hucht
General Secretary, International Astronomical Union
IAU Secretariat, Paris, France
Tel: +33-1-43-25-83-58
E-mail: K.A.van.der.Hucht@sron.nl

IAU Press Officer
Lars Lindberg Christensen
ESO ePOD, Garching, Germany
Tel: +49 89 3200 6761
Cellular: +49-173-3872-621
E-mail: lars@eso.org


Pėrgjatė shumė viteve, qendra ka zhvilluar dhjetra e dhjetra aktivitete me pjesėmarrjen e publikut tė gjerė, kryesisht nxėnės e studentė, tė Tiranės por edhe Durrėsit, Shkodrės e Vlorės. Nė lidhje tė afėrt me Uranoscope de France, janė ndjekur edhe ngjarje tė shėnuara qiellore tė vrojtueshme jashtė vendit.

Programi i aktiviteteve tė ardhshme tė QSHA:

Aktiviteti 1, 100 orėt e astronomisė nė Shqipėri, Prill 2009

"100 Hours of Astronomy” - “100 orėt e astronomisė” ėshtė projekt themelor i vitit tė astronomisė. Pėrgjatė 100 orėve, nga 2 deri mė 5 Prill, miliona njerėz nė tė gjithė botėn do tė kenė rastin tė marrin pjesė nė aktivitete tė njohjes dhe vrojtimit tė qiellit.

Data Organizatorėt Vendi Ora Titulli i aktivitetit Pėrshkrimi
2 Prill QSHU FSHN, Tiranė 1900 Nga Galileu tek ne Vrojtim objektesh mė interesante qiellore me teleskop 20 cm. Demonstrim i teleskopit tė Galileut, foto.
3 Prill QSHU, Aleanca Franceze Tiranė 1200-1600 Rreth botės me 80 teleskopė. Diskutim rreth arritjeve aktuale nga teleskopėt mė tė fuqishėm nė botė.
4 Prill QSHU Mali i Dajtit, Tiranė 1900 Yjet, konstelacionet, sfera qiellore Leksion praktik mbi orientimin nė qiell.

Aktiviteti 2, Natė yjesh nė Tiranė.

Data

Pėrshkrimi

8 Qershor 2009

Pėr disa orė, natėn e 8 qershorit, disa dhjetra tė rinj tė shkollės sė mesme “Aleks Buda” si dhe antarė tė Aleancės Franceze nė Tiranė dhe tė shoqatės “Ish-studentė nė Francė” vrojtuan me kėnaqėsi Saturnin dhe Hėnėn.

Nė godinėn B tė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės u krijuan dy ambiente diskutimi pasionant pėr astronominė: nė terracė, ku teleskopi i Fakultetit u tregonte unazat e Saturnit; nė katin e tretė ku ishte ngritur njė ekspozitė astrofotografike, dhuratė e ambasadės franceze nė Tiranė.

Foto 1, Foto 2, Foto 3, Foto 4, Foto 5

Aktiviteti 3, Konferencė mbi Astronomia gjatė 400 viteve.

Data

Pėrshkrimi

3 Tetor 2009

Konferencė mbi historikun e astronomisė, vendi ynė nė kėtė historik, e ardhmja e kėsaj shkence.

Disa nga aktivitetet e mėparshme:

  • Vishnje, gusht 2002, Nata e Parė e Yjeve nė Shqipėri, foto 1, foto 2.

  • Vrojtim agimesh polare nė Finlandė, nė bashkėpunim me Uranoscope de France, shkurt 2003, foto.

  • Marsi nė pikėn e tij mė tė afėrt me Tokėn, gusht 2003, foto.

  • Kalimi i Mėrkurit para Diellit, maj 2003, foto.

  • Kalimi i Afėrditės para Diellit, qershor 2004.

  • Vrojtim eklipsi tė plotė nė Egjipt, mars 2006, nė bashkėpunim me Uranoscope de France, foto.


Ekipi shqiptar: Mimoza Hafizi, Herald Buneci, Ervin Kafexhiu, Abdyl Berisha, Onelda Bardho, Pranvera Dhima.

Leksione Fizike
- Koha Astronomike
- Matja e Kohės
Leksione Astronomie

- Ndėrtimi i Sistemit Diellor

- Formimi i trupave qiellorė

- Galaktikat

- Yjet

- Rrezatimi i mbetur kozmik

- Rrezet kozmike

- Grumbullimet Yjore

- Kuazarėt

- Zhvendosja e kuqe

- Pėrtej sistemit diellor

Foto

Marsi, Jupiteri, Saturni, dhe Hėna, tė marra me teleskopin e qendrės.

Copyright © 2002 - 2009, nga "Qendra Shqiptare e Astrofizikės".