Historiku i qendrės

Pak fjalė pėr Qendrėn Shqiptare tė Astrofizikės

Misioni kryesor i Qendrės ėshtė promovimi nė publikun e gjerė i njohjes aktuale shkencore nė fizikė e astrofizikė. Pėr t’ia arritur, i bėhet thirrje bukurisė dhe misterit qiellor.

Qendra Shqiptare e Astrofizikės ekziston prej vitit 2002. Fillimisht ka pėrdorur njė instrument tė vogėl me lente 10 cm. Nė vitin 2003, me ndihmėn e Fondacionit Soros u arrit tė blihet njė teleskop me pasqyrė, i motorizuar, me diametėr 20 cm.

Pėrgjatė shumė viteve, qendra ka zhvilluar dhjetra e dhjetra aktivitete me pjesėmarrjen e publikut tė gjerė, kryesisht nxėnės e studentė, tė Tiranės por edhe Durrėsit, Shkodrės e Vlorės. Nė lidhje tė afėrt me Uranoscope de France, janė ndjekur edhe ngjarje tė shėnuara qiellore tė vrojtueshme jashtė vendit.