|
Njėsia bazė e matjes sė kohės ėshtė sekonda. Deri nė vitin
1960, pėrkufizimi i sekondės ishte : sekonda ėshtė 1 86400 pjesė e njė dite
mesatare diellore. Si shihet, qoftė pėrkufizimi, qoftė matja e sekond ės
kalonte pėr nga astronomia. Astronomėt duhet tė matin kohėn qė i duhet
Diellit, brenda njė ditėnate, tė vijė nė pozicionin ku ishte njė ditė mė
parė nė qiell.
-
Nė fakt, kjo kohė fluktuon rreth njė vlere mesatare
kryesisht pėr arsye tė dy dukurive:
-
orbita e Tokės ėshtė njė elips. Kėshtu, rrotullimi i
dukshėm i Diellit nė qiell varion nė varėsi tė afėrsisė Tokė-Diell
(ligji i dytė i Kepler-it).
kohėzgjatja e ditėnatės varet nga pjerrėsia e boshtit tė
Tokės ndaj tangentes me orbitėn, qė nė pozicione tė ndryshme nė orbitė merr
vlera tė ndryshme.
Nė tė dyja rastet, ky fluktuacion nė kohė prek pjesėn
rreth 4 minuta qė i shtohet ditės yjore pėr tė dhėnė vlerėn e ditės
diellore. Ai ka njė cikėl vjetor. Ndėrkohė, preēesioni i ekuinokseve krijon
njė variacion sistematik nė periudha njėvjeēare, sepse ka njė cikėl rreth 26
mijė vjeēar.
Sidoqoftė, ka edhe faktorė tė tjerė qė prekin periodėn e
rrotullimit tė Tokės rreth boshtit tė vet si rrymat e brendshme nė Tokė,
rregjimi i erėrave, etj.
Tė gjithė kėta faktorė qė shkaktojnė fluktuacione nė
vlerėn e ditėnat ės njihen gjithnjė e mė mirė dhe mund tė parashikohen me
llogaritje. Me teknikat e sotme arrihet qė gabimi nė matjen e kohėzgjatjes
sė njė dite mesatare tė jetė 10−8, d.m.th i rendit tė milisekondės. Pėr njė
vit kjo jep njė gabim tė rendit 0.3s. Koha e matur nė kėtė mėnyrė quhet UT1
(Universal Time1). Sidoqoftė, zbulimi i ngadalėsimit tė rrotullimit tė Tokės rreth boshtit tė
vet, ndonėse i rendit tė ms nė shekull, e trondit pėrkufizimin e mėsipėrm tė
sekondės. Ai prek pėrjetėsinė e kohės! Pėr kėtė arsye, pas zbulimit tė
efektit MASER nga Mekanika Kuantike, u arrit nė njė mėnyrė shumė mė tė saktė
pėr matjen e kohės, nė orėt atomike. Ora atomike aktualisht ka pėr bazė
atomin e Cesiumit.
Nėpėrmjet saj, sekonda e pėrkufizuar pas vitit 1972 ėshtė
shumė mė stabėl: sekonda ėshtė kohėzgjatja e 9 192 631 770 periodave tė
rrezatimit qė i korrespondon kalimit mes dy niveleve hiperfine tė gjendjes
themelore tė atomit tė Cesiumit 133. Koha e bazuar mbi kėtė sekondė quhet
IAT (International Atomic Time).
Ekziston njė procedurė shumė e pėrpunuar qė ndėrton IAT
dhe organizmi i akredituar pėr tė realizuar kėto procedura ėshtė BIPM Francė
(Zyra Ndėrkombėtare e Peshave dhe Masave). Aty merren nė konsideratė tė
dhėnat nga disa qindra orė atomike Cesiumi nė laboratorė tė ndryshėm tė
shpėrndarė kudo. Sot saktėsia nė pėrcaktimin e IAT shkon nė 10−14, pra rreth
njė milionė herė mė saktė se UT1.
Meqė frekuenca e mėsipėrme e atomit tė Cesiumit ėshtė
pėrcaktuar nė vitin 1820, rrjedhja e orės atomike pėrputhet me rrjedhjen e
UT1 nė kėtė periudhė, qė ishte rreth 2.5 ms nė ditė mė e shkurtėr sesa sot.
Kėshtu, ora atomike rrjedh rreth 1s nė vit mė shpejt se UT1. Pėr kėtė arsye,
herė pas here vitit i shtojmė nga njė sekondė pėr tė barazuar tė dy orėt.
Ora qė rezulton nga kjo procedurė quhet UCT (Universal Coordinated Time).
Si e thamė, matja e ditės mesatare diellore ėshtė nėn
efektin e shumė fluktuacioneve, rrjedhimisht sekonda e UT1 nuk rritet
rregullisht. Ka laboratore tė akredituara qė kanė pėr detyrė tė ndjekin
rrjedhjen e sekondės tokėsore, nėpėrmjet vrojtimeve me teknikat mė tė
sofistikuara sot tė lėvizjes sė yjeve dhe nėpėrmjet ndjekjes sė tė gjitha
proceseve gjeologjike qė ēojnė nė fluktuacione tė rrotullimit tė Tokės rreth
boshtit tė vet. Duke krahasuar kėtė rrjedhje me rrjedhjen e orės atomike,
fizikanėt vendosin se kur duhet bėrė shtimi i sekondės suplementare.
Praktikisht kjo ndodh ose nė 1 korrik, ose nė 1 Janar. Ka njė akord qė
diferenca mes UT1 dhe IAT tė mos e kalojė asnjėherė vlerėn 0.9s. Kur u
vendos qė si orė bazė tė merrej ajo atomike, origjina e pėrbashkėt e dy
orėve u fiksua me 1 Janar 1958. Qė prej atėhere janė shtuar vazhdimisht
sekonda. Po tė mos ishte ndjekur kjo procedurė, do tė kishim humbur rreth 35
sekonda.
Kėto nivele tė larta saktėsie mund tė quhen tė tepruara nė
jetėn e pėrditshme, por pėrbėjnė njė referencė tė dobishme pėr shumė sisteme
komunikimi, pėr matje shkencore nė radioastronomi, spektroskopi, gjeodezi,
pėr sistemet automatike tė rregjistrimit tė tė dhėnave apo rrjetet e
kontrolluara kompjuterike.
Pėr sa i pėrket pėrcaktimit tė orės nė jetėn e pėrditshme,
duhen marrė nė konsideratė disa faktorė. Sė pari, mesdita e vėrtetė e njė
vrojtuesi nė glob ndodh atėhere kur qendra e Diellit kalon nėpėr zenit, qė
do tė ishte dhe koha zero pėr kėtė pozicion. Pėr pėrcaktimin e kėtij momenti
duhen marrė nė konsideratė tė gjitha parregullsitė e thėna mė sipėr,
nėpėrmjet njė ekuacioni qė quhet ekuacioni i kohės. Ky ekuacion pėrcakton
kohėn mesatare pėr njė pozicion tė caktuar. Koha civile ėshtė koha mesatare
plus 12 orė, nė mėnyrė qė dita civile tė fillojė nė mesnatė. Unifikimi i
orėve nė Tokė ėshtė rregulluar nėpėrmjet brezave orarė, ēdo brez pėrfshin
njė zonė 15 gradė nė gjatėsi gjeografike.
Si kohė universale (UT) pėrkufizohet koha civile e
Greenwich, meridianit zero tokėsor. Koha ligjore e Shqipėrisė ėshtė UT plus
njė orė nė dimėr ose plus dy orė nė verė.
Mimoza Hafizi Departamenti i Fizikės, UT
|