Koha astronomike

Ndėr 4 pėrmasat nė tė cilat jetojmė, 3 pėrmasat hapėsinore janė mjaft mė tė thjeshta pėr tu pėrcaktuar sesa e katėrta, rrjedhja e kohės.

Pėr tė vėnė nė dukje qė koha kalon, duhet t’u referohemi ndryshimeve qė ndodhin; njė univers imagjinar i pandryshueshėm s’do ta kishte pėrmasėn kohė. Mirėpo nė sytė e njerėzimit, ndryshimet themelore nė natyrė janė shfaqur jo lineare, por ciklike: stinėt qė vinin e iknin; nata qė ia linte vendin ditės por dhe dita natės; Hėna qė ndėrronte vazhdimisht pamje, tė cilat pas ca ditėsh i pėrsėriste; yjet e konstelacionet qė shfaqeshin nė zona tė ndryshme tė qiellit dhe pastaj zhdukeshin e rishfaqeshin prapė.

Sot ne e dimė shumė mirė qė tė gjitha kėto dukuri i detyrohen rrotullimit tė Tokės rreth boshtit tė vet, vėtitjes sė Tokės rreth Diellit apo vėrtitjes sė Hėnės rreth Tokės. Mbi kėtė bazė, qė prej shekujsh funksionojnė kalendarėt dhe kalendari mė zyrtar, tė cilin pėrdorim edhe ne, kalendari gregorian, ka si bazė ditėn prej 24 orėsh, e cila i detyrohet rrotullimit tė Tokės rreth boshtit tė vet dhe vitin prej 365 apo 366 ditėsh, qė i detyrohet vėrtitjes sė Tokės rreth Diellit. Viti ėshtė i ndarė nė 12 muaj, secili prej tyre me kohėzgjatje rreth 30 ditė, gati sa koha e ciklit tė fazave tė Hėnės. Muaji pėrbėhet nga javėt 7 ditėshe, ku secila prej tyre i korrespondon njė trupi tė dukshėm me sy tė lirė tė sistemit diellor: Diellit, Hėnės, Marsit, Mėrkurit, Jupiterit, Afėrditės, Saturnit. Kėshtu, historikisht, pėr tė pėrcaktuar orientimin nė pėrmasėn e katėrt, nė kohė, njerėzimi i ėshtė drejtuar astronomisė.

Mimoza Hafizi
Departamenti i Fizikės, UT