|
YJET DHE YJESITE
Kur shohim qiellin nė njė natė
tė kthjellėt, objektet qė na bien mė shumė nė sy janė: Hėna (kur
ajo nuk ėshtė njė Hėnė e re) dhe numri i shumtė i yjeve tė cilėt
duken si pika tė ndritshme qė dridhen. Disa prej tyre janė mjaft
tė ndritshėm, drita e tyre nuk dridhet dhe me kalimin e kohės
kanė njė lėvizje jo tė zakonshme mes yjeve tė tjerė. Kėta nuk janė
yje (megjithėse pėr ti dalluar nga yjet me sy tė lirė ėshtė pak
e vėshtirė), kėta janė planete qė e pėrkthyer nga latinishtja do
tė thotė bredharak. Ashtu si dhe Toka ata kanė njė lėvizje tė
tyren rreth Diellit. Ata ndodhen afėr rrethit ekliptik. Nga ana tjetėr yjet nuk
e ndryshojnė pozicionin e tyre ndėrmjet njėri-tjetrit. Kėshtu,
nė rrotullimin ditor tė Tokės, nė dukje ata rrotullohen tė
gjithė sė bashku rreth boshtit tė sferės qiellore dhe secili
prej tyre krijon njė rreth nė sferėn qiellore, i cili
ėshtė paralel me ekuatorin qiellor. Me shikim tė
parė vihet re se yjet nuk kanė tė gjithė tė njėjtėn ndritshmėri.
Kjo dukuri ėshtė vėnė re qė nė kohėt e lashta dhe ėshtė menduar
tė bėhet njė klasifikim i yjeve nė bazė tė ndritshmėrisė sė
tyre.
Ndritshmėria e yjeve
Njė nga njohuritė e para qė
duhet tė kemi pėr yjet ėshtė qė, tė gjithė yjet nuk kanė
ndritshmėri tė njėjtė. Me qėllim qė tė njihej ndritshmėria e
yjeve ėshtė pėrdorur Sistemi Magnitudė.
Shkencėtari dhe filozofi
Hipparkhos (200 vjet para erės sonė), duke i krahasuar yjet me
njėri-tjetrin, ėshtė pėrpjekur tė tregojė se sa tė ndritshėm
janė yjet dhe ka pėrdorur kėtė sistem: Hipparchos, pėrgatiti njė
katallog tė pėrbėrė nga disa qindra yje dhe nė kėtė katallog ai
i ndan yjet nė 6 klasa ndritshmėrie ose Magnituda. Nė katallogun
e tij yjet mė tė ndritshėm emėrohen si Yje me Magnitutė Njė.
Grupi pasardhės i yjeve emėrohen si Yje me Magnitutė Dy e keshtu
me radhė. Nė njė natė tė kthjellėt, pa qenė nevoja e pėrdorimit
tė ndonjė dylbije apo teleskopi, yjet mė tė zbehtė qė mund tė
vėzhgohen janė yjet me magnitudė gjashtė. Vini re se magnituda
mė e madhe pėrkon me yllin mė tė zbehtė. Ndjeshmėria e syrit
ėshtė 1 me 2.5. Kėshu njė yll me magnitudė 1 ėshtė 2.5 herė mė i
ndritshėm se njė yll me magnitutė 2. Dhe njė yll me magnitudė 1,
tė cilin ne e shohim 6 herė mė tė ndritshėm nga njė yll me
magnitudė 6, nė tė vėrtetė ėshtė (2.5)5 herė pra
afėrsisht 100 herė mė i ndritshėm nga ylli me magnitudė 6.
Faktikisht yjet e zbehtė janė
mė tė shumtė nė numėr se yjet e ndritshėm. Nė kushtet mė tė mira
mund tė shihen me sy tė lirė rreth 2 mijė yje dhe vetem 30 prej
tyre janė yje me magnitudė 1. Kėshtu, nė shpjegimet pasardhėse
kur tė pėrcaktohet se njė yll e ka magnitudėn 1, do tė kuptojmė
se ai ėshtė njė nga yjet ose ylli mė i ndritshėm nė atė ēast pėr
pjesėn e qiellit pėr tė cilėn po shpjegohet.
KLASIFIKIMI I YJEVE
Diagrama H-R

Diagrama
(Hertzsprung-Russell)
e shpėrndarjes sė yjeve
sipas tipit spektral
dhe
magnitudės absolute
Ejnar Hertzprung (1873-1967) dhe Henry Norris Russell (1877-1957) vunė re
karakteristika tė ngjashme tė yjeve me ngjyra tė njėjta. Nė yjet me ngjyrė blu
ato vunė re njė ndritshmėri tė madhe kurse tek ato tė kuqet (tė ndara nė dy
grupe) ndritshmėria ishte mė tė vogėl. Hertzprung dhe Russell krijuan njė
diagramė nė tė cilėn vendosnėn si pika yjet. Nė boshtin e ordinatės vendosėn
ndriēimin absolut dhe nė atė abshisės temperaturėn e sipėrfaqes sė yjeve (qė
lidhet me ngjyrėn e sipėrfaqes sė yllit dhe me klasėn spektrale tė tij). Yjet mė
tė nxehtė kanė ngjyrė blu kurse ato me temperaturė tė ulėt kanė ngjyrė tė kuqe.
Rezultati tregoi qė disa kombinime tė temperaturės dhe ndritshmėrisė janė
shumė mė tė shpeshtė se disa tė tjerė. Yjet zėnė dy zona kryesore (nė kėtė
grafik). E para ėshtė njė vijė e lakuar qė quhet vargu kryesor dhe shėnohet me
shkronjėn V. Ky varg nis nga yjet e klasave O dhe B me magnitutė absolute
afėrsisht M = -3 , dhe zbret djathtas drejt yjeve mė tė ftohtė tė klasave K dhe
M, me magnitutė absolute afėrsisht M = +10. E dyta ėshtė njė vijė gati
horizontale e cila fillon nga qendra e vargut kryesor dhe ngrihet djathtas lart
dhe qė quhet vargu i gjigandėve dhe i supergjigandėve tė kuq. Pėrveē kėtyre dy
grupeve ėshtė dhe njė mė i vogėl, ai i xhuxhėve tė bardhė. Grupimi i tyre
gjendet nėn vargun kryesor, i spostuar pak nga e majta.
Nga diagrama H-R mund tė nxirret njė sasi e madhe informacioni rreth yjeve.
Dihet qė ndriēimi (L) i yjeve ėshtė i lidhur nė mėnyrė propocionale me
sipėrfaqen (S) dhe temperaturėn sipėrfaqsore (T)
Kėshtu nė lidhje me temperaturėn sipėrfaqsore, yjet mė tė ndritshme do tė
vendosen nė pjesėn e sipėrme tė grafikut nė qoftė se kanė njė rreze tė pėrmasave
tė mėdha, dhe nėse rrezja ėshtė mė e vogėl do tė vendosen nė pjesėn e poshtme tė
grafikut. Yjet gjigandė tė kuq, qė ndodhen lart (nga dimensionet e tyre tė
mėdha) dhe djathtas (nga temperatura e tyre e ulėt) janė shumė tė ndritshme. Nė
tė kundėrt yjet xhuxhė tė bardhė tė cilėt gjėnden poshtė (nga dimensionet e tyre
tė vogla) dhe majtas (prej temperaturės sė lartė tė sipėrfaqes), janė pak tė
ndritshme. Nga grafiku del se ndritshmėria e gjigandėve ėshtė 104
herė mė e lartė se ajo e yjeve xhuxhė. Nėse ata do tė kishin temperatura tė
njėjta, rrezja e gjigandit do tė ishte 100 herė mė e madhe se e yllit xhuxh.
Nėse konsiderojmė qė masa e yjeve varion relativisht pak (rreth 200 herė), kurse
ndritshmėria varion shumė mė tepėr (107), atėherė nėnkuptojmė qė
densiteti i njė gjigandi ėshtė shumė mė i vogėl se ai i njė xhuxhi. Densiteti i
kėtij xhuxhi mund tė arrijė edhe njė ton pėr cm3.
Pozicioni i njė ylli nė diagramėn H-R praktikisht varet nga tre faktorė: nga
masa e tij, nga pėrbėrja kimike dhe nga mosha. Pzicioni i yllit ndryshon sipas
ndryshimit tė kėtyre tre faktorėve, por duhet vėnė re diēka: masa gjatė jetės sė
yllit mbetet gjithmonė konstante, kurse pozicioni kimik, edhe pse pak, ndryshon
sipas reaksioneve bėrthamore. Kėshtu, meqė pjesa mė e madhe e jetės pėr yjet
kalon kur ata i pėrkasin vargut kryesor, gati 99% e yjeve gjenden nė po kėtė
varg. Pėr nga sasia e yjeve vargu i gjigandėve vjen pas vargut kryesor.por yjet
qė pėrmban janė shumė mė tė ndritshėm, kėshtu qė mund tė shihen nė distanca
shumė mė tė largėta. Diagrama H-R ėshtė konsideruar instrumenti mė i mirė i
kėrkimeve yjore.
TEMPERATURAT, SPEKTRAT, DIAMETRAT DHE MASAT E YJEVE
Yjet kanė ndryshime shumė tė mėdha nga njėri-tjetri pėrsa i pėrket pėrmasave,
ndriēimit dhe temperaturės sė sipėrfaqes.
Ngjyrat dhe temperaturat
Yjet kanė temperatyra nga 3000, pėr yjet a ftohtė, deri nė 80000°C, pėr yjet
mė tė nxehtė. Kėto ndryshime tė temperaturės lidhen me ndryshimet e ngjyrave tė
sipėrfaqeve tė tyre. Yjet mė tė mxehtė kanė ngjyra blu dhe tė bardhė ndėrsa yjet
e ftohtė kanė ngjyrė tė kuqe. Pra, sa mė i nxehtė tė jetė ylli aq mė shumė
anohet ngjyra e tij drejtė blusė, dhe sa mė i ftohtė tė jetė aq mė shumė
drejtohet pėr nga ngjyra e kuqe. Po kujtojmė kėtu qė Dielli ka ngjyrė tė verdhė.
Yjet qė ne na duken me njė ngjyrė tė caktuar, nė tė vėrtetė rrezatojnė
gjatėsi vale qė i pėrkasin edhe ngjyrave tė tjera, por gjatėsia e valės qė i
pėrket ngjyrės qė ne shohim ka fluks mė tė madh. Nėse drita e yllit kalon nė njė
prizėm, do tė shohim edhe ngjyra tė tjera pėrveē ngjyrės sė dukshme tė tij.
Rrezja dhe temperatura
Ndriēimi i njė ylli varet nga temperatura e yllit (e cila pėrcakton se sa
energji ēliron ēdo metėr katror i yllit) dhe nga sipėrfaqja (e cila pėrcakton
numrin total (nė metra katrorė) tė sipėrfaqes qė rrezaton).
Tani nė kemi tė dhėna pėr tė pėrcaktuar rrezen e yllit, me anėn e
ndritshmėrisė dhe sipėrfaqes sė tij. P.sh. ylli Kapela e ka temperaturėn e
sipėrfaqes sė tij 5200 K, gati e njėjtė mė temperaturėn e Diellit. Por
ndritshmėria e saj ėshtė 130 herė mė e madhe se ajo e Diellit. Nėse Kapela do tė
rrezatonte si njė trup i zi, rrezja e tij do tė ishte afėrsisht 14 herė mė e
madhe se ajo e Diellit.
Diametrat e yjeve
Diametrat e yjeve gjigandė janė 20 deri 40 herė mė tė mėdhenj se diametrat e
yjeve mesatarė nė tė cilėt bėn pjesė dhe Dielli. Yjet me pėrmasa sa ato tė
Diellit quhen xhuxhė po tė krahasohen me yjet gjigandė. Yjet supergjigandė i
pėrkasin njė kategorie tjetėr. Diametri i tyre ėshtė rreth 500 herė mė i madh se
ai i Diellit, me njė temperaturė tė ulėt e cila i jep atyre ngjyrėn e kuqe. Yjet
supergjigandė do tė shtriheshin deri nė orbitėn e Marsit. Kėto yje kanė
ndritshmėri shumė tė madhe, prej kėsaj ato vėrehen edhe po tė ndodhen nė largėsi
tė mėdha.
Rreth matjes sė diametrave tė yjeve
Nėse ne mund tė matnim
diametrin kėndor dhe distancėn e yjeve, ne mund tė llogaritnim
diametrin aktual tė tyre. Ngaqė yet janė shumė larg perj nesh,
disqet e tyre tė dukshėm kanė diametra kėndorė shumė tė vegjėl,
tė rendit tė disa tė mijtave tė sekondit tė harkut. Teleskopėt e
sotėm (vitet 2000) nuk mund tė ndajnė detaje tė pamjeve tė
qiellit, tė cilat kanė largėsi kėndore tė kėtyre rendeve.
Njė metodė matjeje e diametrit tė yjeve bėhet kur ata ndodhen nė momentin e
mbulimit nga Hėna. Duke ditur shpejtėsinė e lėvizjes sė Hėnės nė sferėn
qiellore, matet koha qė i duhet Hėnės pėr tė mbuluar yllin.
Klasifikimi spektral i yjeve
Yjet janė ndarė sipas spektrit duke pėrdorur vijat e thithjes sė tyre.
Rezultatet janė vendosur nė katallogun e Henri Draper-it (Henry Draper
Catallog).
Sekuenca spektrale nga yjet e nxehtė deri tek ato tė ftohtė ėshtė
O-B-A-F-G-K-M. Gati tė gjithė spektrat yjeve bėjnė pjesė nė kėtė sekuencė. Yjet
O kanė spektra me vija tė dobta Balmeri tė hidrogjenit dhe vija tė hidrogjenit
tė jonizuar. Yjet e tipit A kanė vijat mė tė forta tė Balmerit. Nė yjet e tipit
F, vijat e Balmerit dobėsohen dhe shumė vija tė tjera shfaqen. Astronomėt kėto
klasa i ndajnė nga 9 nėnklasa (si p.sh. G0, G1, G2, G3, G4, G5, G6, G7, G8, G9).
Numrat tregojė thjesht njė ndarje tė klasave tė mėdha. Dielli emėrtohet G2.
Secila nėnklasė dallohet nga ndryshime tė vogla nė intensitetin e vijave
spektrale tė thithjes.
Yjet e klasės O, B dhe A janė shumė tė nxehtė dhe me ngjyrė tė bardhė ose blu
nė tė bardhė, ato tė klsės F dhe G kanė ngjyrė tė verdhė, K portokalli dhe M
janė tė kuq.
Yjet O, B janė shumė tė rrallė dhe shumė tė ndritshėm kurse yjet e tipit M
janė tė shumtė dhe tė errėt.
Ylli Vega i tipit A0 mund tė jetojė vetėm 1 miliard vjet; yjet e tipit B mund
tė jetojė disa dhjetra milion vjet dhe yjet e tipit O mund tė jetojnė vetėm 3
ose 4 milion vjet. Yjet O, B, A qė vėzhgohen nė qiell, janė relativisht yje tė
rinj. Yjet mė aktivė e konsumojnė hidrogjenin e tyre nė mė pak se 105 vjet. Njė
pjesė e madhe e rrezatimit tė yjeve tė tipit O dhe B ndodhet nė zonėn
ultraviolet tė spektrit.
TIPET E SISTEMEVE BINARE
Tė gjithė tipet e sistemeve yjorė binarė janė fizikisht tė njėjtė, por ne i
zbulojmė dhe vėzhgojmė ata nė mėnyra tė ndryshme. Pėr shkak tė kėtyre mėnyrave
astronomėt i kanė ndarė sistemet binarė sipas tre klasave kryesore: vizuale,
spektroskopike, dhe eklipsore.
Sistemi binar formohet nga dy yje tė lidhur me njėri-tjetrin nga forca e
gravitetit. Tė dy yjet janė formuar nga e njėjta re ndėryjore, pra pėrbėrja
kimike e tyre ėshtė e njėjtė. Ata rrotullohen rreth qendrės sė pėrbashkėt tė
gravitetit nė orbita tė cilat varen nga masat e tyre. Afėrsisht gjysma e yjeve
nė qiell janė yje dyfish ose shumėfish.
Yjet vizualė dyfishė
Nė rastet e yjeve dyfish vizual, teleskopi i tregon qartė tė dy yjet. Me
anėn e shumė vėzhgimeve ne mund tė pėrcaktojmė rrugėn e tė dy yjeve rreth
njėri-tjetrit. Dy yje, tė cilėt duken relativisht afėr nė qiell, mund tė mos
kenė lidhje me njėri-tjetrin ose mund tė ndodhen nė tėrheqjen gravitacionale tė
njėri-tjetrit duke formuar njė sistem binar. Pėr tė pėrcaktuar nėse kėta yje
formojnė ose jo njė sistem binar astronomėve i duhet tė presin edhe disa vjet
deri sa tė vėzhgohen ndryshime tė vendndodhjes sė tyre nė sferėn qiellore nga tė
cilat mund tė nxirren pėrfundimet mbi pozicionin e yjeve.
Yjet astrometrikė dyfishė
Njė yll qė tregon njė dridhje periodike nė lėvizjen e tij nėpėr qiell,
ndikohet nga graviteti i njė trupi tjetėr. Ky gravitet shkaktohet nga masa e njė
ylli qė shoqėron tė parin. Kėto njihen si sisteme astrometrikė binarė.
Yjet spektralė dyfishė
Supozojmė qė dy yjet e sistemit binar janė aq afėr njėri-tjetrit saqė ata
nuk mund tė dallohen me anėn e teleskopit. Ne mund ti dallojmė kėto duke
identifikuar dy vendosje tė ndryshme vijash thithjeje nė spektrin e tyre (njė
pėr secilin yll). Zhvendosja e vijave spektrale nė spektrin e yjeve tregon pėr
njė largim dhe afrim periodik tė tyre nga Toka, e shkaktuar kjo nga lėvizja e
tyre nė orbitė rreth njėri-tjetrit. Nė qoftė se vija e shikimit shtrihet nė
planin e orbitės sė yllit, ne kemi mundėsi tė matim shpejtėsnė e yjeve tė
sistemit. Nga kjo ne marrim rrezen e orbitės pėr secilin yll. Ky informacion
mund tė pėrdoret nė ligjin e Keplerit pėr tė njehsuar masat individuale tė
yjeve.
Yjet eklipsorė dyfishė
Vėshtirėsia mė e madhe ėshtė se ne nuk mund tė gjejmė masat individuale tė
yjeve pa ditur kėndin e animit tė orbitės sė tyre nė lidhje me vijėn e shikimit.
Kur drejtėza e shikimit shtrihet nė planin e orbitės sė sistemit, gjatė
rrotullimit nė orbitė yjet formojnė eklipse periodike. Ky sistem quhet sistem
eklipsor dyfish.
Yjet eklipsorė dyfish na japin njė madhėsi tjetėr tė yllit: diametrin e tij,
i cili gjėndet duke matur kohėn e zgjatjes sė eklipsit.
|