Pėrbėrja e atmosferės
Hidrogjen Molekular (H2): 82.5%
Helium (He):15.2%
Metane(CH4): ~2.3%
ppm: Hydrogen Deuteride (HD): ~148
Aerosole: Akuj amoniaku, akuj uji, hidrosulfid, akuj metani(?)
Kur William Herschel (1738-1822) zbuloi Uranin aksidentalisht nė vitin 1781, ai u bė planeti
i parė qė u zbulua qė nga koha e grekėve e romakėve. Kjo ėshtė interesante sepse
Urani ėshtė planeti mė i largėt qė mund tė shihet me sy tė lirė. Nė pikėn e afėrt me Tokėn ai mund tė arrijė madhėsinė e dukshme 5.7, megjithatė astronomėt
e hershėm nuk e zbuluan atė. Urani nė fillim ishte emėruar Ylli i Xhorxhit ("Star of George") nė nder tė mbretit Xhorxh i tretė (King George III) i
Britanisė sė Madhe. Emri modern i planetit erdhi nga zoti i qiellit, njėri prej zotrave tė grekėve antikė.
Astronomėt zbuluan se Urani ka unaza. Ai rrethohet tė paktėn nga 10 unaza tė errėta, tė cilat variojnė nė gjerėsi nga mė pak se 5 km deri nė 96 km. Kėto
unaza janė shumė tė ndryshme nga unazat e Saturnit. Ato janė pėrbėrė nga material i errėt.
Nga nėntori i vitit 1985 deri nė shkurt tė vitit 1986, Voyager 2 vizitoi Uranin. Ėshtė e vetmja anije kozmike qė e ka vizituar ndonjėherė atė planet.
Boshti i Uranit ėshtė i devijuar, kėshtu qė ndosh qė nė njė kohė njėri pol i tij ti drejtohet Diellit, mė vonė ekuatori i drejtohet Diellit, mė pas poli tjetėr
drejtohet nga Dielli e kėshtu me radhė ndėrkohė qė ai rrotullohet rreth Diellit. Si pasojė e kėsaj dita dhe nata nė Uran janė shumė ndryshe nga ajo e Tokės. Nė
fakt njė ditė nė polin e Uranit zgjat 42 vjet, e cila zėvendėsohet nga njė natė po aq e gjatė. Njė vit nė Uran ėshtė i barabartė me 84 vite Toke.
Urani ka 15 hėna dhe ēdo vit zbulohen tė reja si dhe tek planetėt e tjerė
gjigandė. Hėnat e Uranit janė tė pėrbėra kryesisht nga akulli dhe kanė shumė kratere. Miranda, Ariel, Umbriel, Titania dhe Oberoni janė hėnat mė tė mėdha tė tij.
Urani ėshtė planeti i parė qė u zbulua me anėn e teleskopit.zbuloi Uranin nė vitin 1781. Ai ėshtė njė planet gjigand por jo sa Jupiteri dhe Saturni.
Bėrthama e tij prej guri ka njė diametėr afėrsisht sa Toka. Bėrthama duhet tė
rrethohet nga njė shtresė prej akulli tė ngjeshur e cila mbulohet nga njė oqean uji dhe amoniaku rreth 6000 km e thellė. Presioni nė thellėsitė e Uranit ėshtė
shumė mė i madh se nė thellėsitė e Tokės. Planeti nuk ėshtė aq i madh sa qė hidrogjeni tė arrijė ngjeshje deri nė gjėndjen e tij metalike. Urani ka njė
fushė magnetike dy herė mė tė fortė se ajo e Tokės, ajo ėshtė e anuar 60° nė lidhje me aksin e tij tė rrotullimit dhe nuk e ka qendrėn nė bėrthamen e tij.
Urani nuk rrezaton mė shumė energji nga sa merr nga Dielli. Ai nuk ka njė sipėrfaqe ashtu siē kanė planetet e grupit tė parė.
Atmosfera e Uranit pėrbėhet nga 83% hidrogjen, 15% helium, dhe 2% metan. Gazet e
tjerė janė nė proporcione shumė tė vogla. Urani ka mė shumė metan nė sipėrfaqe se Jupiteri dhe Saturni. Eshtė gazi i metanit qė i jep planetit ngjyrėn blu nė
jeshile. Urani ka njė atmosferė shumė tė qartė, tė pastėr nga retė. Kėshtu kur ne shohim Uranin ne jemi duke parė mė nė thellėsi se nė rastin e Jupiterit dhe Saturnit.
Unazat e Uranit u zbuluan mė 10 mars 1977. Atė natė, astronomėt po vėzhgonin me teleskop Uranin me anėn e njė aeroplani qė quhet: observator ajror (Kuiper
Airborne Observatory) Ata ishin tė interesuar tė matnin dritėn e yllit nė kohėn kur ai tė kalonte pas Uranit. Me shpresė pėr tė mėsuar diēka nga atmosfera e
planetit, ata panė se drita e yllit dridhej para dhe pas kalimit tė Uranit, ata pranuan ekzistencėn e unazave qė dobėsonin dritėn e yllit. Urani ka 12 unaza
shumė tė errėta me material karbonik, qė janė shumė tė ndara nga njėra tjetra. Unazat e planetit pėrbėhen nga objekte me pėrmasa mesatarisht disa cm.
Urani ka mė tepėr se 20 hėna. Shumica e tyre kanė marė emra nga personazhet e
shkrimtarit William Shakespeare. Nė vitin 1787 u zbulua Titania dhe Oberon nga William Herschel. William Lassell zbuloi Arielin dhe Umbrielin mė 1851. Gerald
Kuiper zbuloi Mirandėn mė 1948. Voyager 2 zbuloi 10 hėna tė tjera kur e vizitoi nė vitin 1986. Pesė hėna tė tjera u zbuluan mė 1997 dhe 1999.
Urani ėshtė planeti i shtatė nga Dielli, Planeti i tretė mė i madh, ai ėshtė njė planet gjigand gazor, tė tjerė tė kėsaj kategorie nė sistemin
tonė diellor janė: Jupiteri Saturni dhe Neptuni. Urani pėrbėhet kryesisht nga
helium, uji, metan, amoniak, gurė, dhe metal. Pėrqindje tė vogla tė metanit nė shtresat e sipėrme tė tij i japin atij ngjyrėn blu nė jeshile.