Sistemi diellor

Formimi dhe evolucioni i sistemit tonė diellor

Teoritė qė lidhen me formimin e sistemit diellor ndahen nė dy lloje: monostike dhe dualistike. Teoria monostike pranon se Dielli ėshtė formuar nė tė njėjtėn kohė me planetet nga njė re rrethore e sheshtė. Teoria dualistike shpjegon se nė fillim u formua Dielli, kurse planetėt u formuan nga lėnda qė doli prej tij. Shumė astronomė pranojnė teorinė monostike. Teoria monostike ėshtė teoria e protoyjeve.

Teoria e protoyjeve pranon pėrqėndrimin nga graviteti tė lėndės nė qendėr tė resė diellore nga e cila u formua Dielli. Duke qenė se reja gjatė gjithė hapėsirės nė tė cilėn shtrihet ka zona me dėndėsi tė ndryshme, bėn qė graviteti nė zonat me dėndėsi mė tė madhe tė grumbullojė lėndė gjithmonė e mė shumė. Nga pėrqėndrimi i lėndės nė kėto zona u formuan planetet. Teoria dualistike qėndron nė atė qė sistemi diellor u formua kur njė objekt gjigand kaloi afėr Diellit. Graviteti i objektit shkėputi njė lėndė tė madhe nga Dielli nga e cila u formuan planetet dhe trupat e tjerė qiellorė tė sistemit Diellor.

Shkencėtarėt mendojnė se e ardhmja e sistemit diellor varet nga e ardhmja e Diellit  Mosha e Diellit ėshtė 5 miliard vjet dhe llogaritet qė do vazhdojė nė kėtė gjendje edhe pėr 5 miliard vjet tė tjera, deri kur ai tė konsumojė rezervat e tij tė hidrogjenit. Kur tė ndodhė kjo Dielli do tė ketė reaksione termobėrthamore tė heliumit dhe tė atomeve tė tjerė mė tė rėndė. Mė vonė Dielli do tė fryhet dhe do tė bėhet njė gjigand i kuq i ndritshėm. Ai mund tė arrijė orbitėn e Venusit dhe ndoshta edhe atė tė Tokės. Pasi Dielli tė harxhojė rezervat, tė gjithė energjinė e tij bėrthamore, ai do tė ftohet dhe ngjeshet. Mė fund Dielli ynė do tė bėhet njė xhuxh i bardhė. Orbitat e planeteve nuk do tė ndikohen nga ndryshimet qė ndodhėn nė Diell, kėshtu qė planetet do tė vazhdojnė tė rrotullohen rreth kėtij xhuxhi (Diellit).