Saturni

Planeti mė i bukur i sistemit diellor, me unazat e tij mahnitėse, qė janė pluhura e copėra gurėsh e akulli qė mbahen nga planeti nėpėrmjet forcės sė tij tėrheqėse gravitacionale. Saturni ndodhet gati dy herė mė larg nga Dielli sesa Jupiteri, afėrsisht 1,400,000 km.

Ėshtė i dyti pėr nga madhėsia pas Jupiterit. Ai njihet qė nga lashtėsia sepse shihet qartė edhe me sy tė lirė si njė yll i ndritshėm. Bėrthama e Saturnit mund tė pėrbėhet nga guri dhe nga akulli dhe mund tė jetė 10 – 20 herė mė masive se Toka. Ai ka njė fushė magnetike 1000 herė mė tė fuqishme se ajo e Tokės. Saturni rrezaton tre herė mė shumė enegji nė lidhje me atė qė absorbon nga Dielli. Energjia e Saturnit vjen nga energjia gravitacionale.

Brendėsia e Saturnit ėshtė mė e ftohtė se ajo e Jupiterit. Piklat e heliumit tė lėngėt bien ngadalė nė formėn e shiut nė drejtim tė bėrthamės. Energjia gravitacionale e kėtyre pikave tė shiut kthehet nė nxehtėsi dhe nė fund rrezatohet si dritė infra e kuqe. Saturni nuk ka njė sipėrfaqe si planetet e grupit tė parė. Diku nė thellėsi atmosfera kthehet nė lėng.

Atmosfera pėrmban afėrsisht 92% hidrogjen dhe 8% helium dhe gaze tė tjerė nė pėrqindje shumė tė vogėl. Atmosfera karakterizohet nga breza qė lėvizin paralel me ekuatorin. Retė e ndritshme janė quajtur zona dhe ato tė errtat, breza. Shpejtėsitė e erėrave arrijnė shpejtėsinė 1500 km/orė, 5 herė mė tė shpejta se nė Jupiter.

Pėr herė tė parė unazat e Saturnit u zbuluan nė vitin 1610 nga Galileo Galilei. Galileo, sidoqoftė nuk e dalloi natyrėn e vėrtetė tė tyre. Ishte Christian Huygens nė vitin 1655, i cili i identifikoi saktė ato si unaza planetare. Sot ne njohim se unazat e Saturnit pėrbėhen nga njė numėr shumė i madh pjesėsh tė pėrbėra kryesisht nga akulli me dimensione nga disa mikrometra deri nė disa metra. Misioni Cassini-Huygens nė vitin 2006, mori foto edhe mė cilėsore se ato qė ekzistonin.

Unazat e Saturnit (A, B, dhe C) shtrihen nga 71000 deri nė 140000 km nga qendra e tij. Saturni ka tė paktėn 1000 unaza dhe ky sistem unazash ėshtė pak mė tepėr se 10 km i gjerė. Ato pėrbėhen prej grimcash uji nė formė akulli me pėrmasa: nga ato tė thėrmijave tė rėrės deri tek ato tė gurėve tė mėdhenj. Unazat kanė dy ndarje kryesore: Kasini dhe Enke tė formuara nga graviteti i hėnave qė ndodhen aty. Unazat kanė tendencėn qė tė bien nė planet ose t’i largohen atij, por disa hėna qė quhen ”baresha” nė mes dhe anash tyre i kanė ndaluar kėto unaza t’i largohen ose t’i afrohen planetit.

Rreth Saturnit rrotullohen mė tepėr se 18 hėna, shumė nga tė cilat janė trupa tė vegjėl prej guri ose akulli. Satelitėt kanė diametra nga 1500 km deri tek satelitėt e vegjėl (asteroidėt e kapur prej tij). Titani ėshtė njė satelit interesant sepse ai ka njė atmosferė tė pėrbėrė nga molekula organike primitive. Mendohet se pėrbėrja atmosferike e Titanit ėshtė si ajo e Tokės nė fillimet e saj.

Foto tė Saturnit

Fig. 1

11 dhjetor 2004, 2004-12-11

Pėrpunuar nė kompjuter

Fig. 2

11 dhjetor 2004

Pėrpunuar nė kompjuter

Fig. 3, 27 dhjetor 2004,

Pėrpunuar nė kompjuter

Fig. 4,

3 Janar 2005

Fotografuar vetem ne zonen e kuqe te spektrit.

Pėrpunuar nė kompjuter

Fig. 6

3 Janar 2005

Fotografuar vetem ne zonen e kuqe te spektrit.

Pėrpunuar nė kompjuter

Fig. 5

3 Janar 2005

Marrė me teleskop me diametėr 20 cm, f1/10. Fotografuar me web Kamera, nė fokusin e parė. Koha e ekspozimit 1/15 s.