Marsi

Marsi, ose planeti i kuq, ka masė rreth 10 herė mė tė vogėl se masa e Tokės. Nė kėtė fotografi marrė nga teleskopi i Qendrės nė gusht 2003, Marsi ndodhej nė njė nga distancat mė tė afėrta me Tokėn qė prej mijra viteve. Forma e tij jo e rrumbullakėt nė foto i detyrohet pozicionit tė treshes Diell-Tokė-Mars, pėr tė njejtėn arsye qė Hėna ka forma (faza) tė ndryshme gjatė njė muaji.

Marsi njihet qė nė kohėt e lashta ngaqė mund tė shihet dhe me sy tė lirė. Nganjėherė ai duket mė i ndritshėm se Jupiteri. Fushat e Marsit ngjajnė me kontinentet e Tokės. Gurėt e Marsit janė tė pasur me hekur tė oksiduar tė cilėt i japin sipėrfaqes ngjyrėn e kuqe. Temperatura e sipėrfaqes ndryshon nga -30°C ditėn deri nė -100°C natėn. Tė dy zonat me aktivitet vullkanike “Vargu Tharsis” dhe “Elysium Planitia”, gjėnden nė hemisferėn veriore. Vargu Tharsis pėrmban katėr vullkanet mė tė mėdhenj tė Marsit: malin Olimp, malin Ascraeus, Pavonis dhe malin Arsia. Mali Olimp ka njė lartėsi rreth 25 km (mė i madhi nė sistemin Diellor). Tek Elysium Planitia gjendet mali Elysium. Gjatė ekuatorit shtrihet kanioni kompleks “Valles Marineris”, i gjatė 4500 km nga lindja nė perėndim dhe 700 km i gjerė nga veriu nė jug. Marsi ka njė orbitė eliptike tė dukshme, me njė largėsi mesatare prej 1.52 nj.a.

Njė e katėrta e masės mendohet se pėrbėhet nga njė bėrthamė hekuri, pjesa tjetėr pėrbėhet nga guri dhe shtrihet deri nė koren e hollė tė planetit. Marsi ka njė atmosferė tė pėrbėrė nga dioksidi i karbonit i cili ngrin nė pole gjatė dimrit marsian. Gjatė verės nė pole mbetet vetėm uji i ngrirė. Marsi ka dy satelitė tė vegjėl prej guri tė cilėt ngjajnė me asteroidėt.

Atmosfera e Marsit ėshtė 100 herė mė e rrallė se ajo e Tokės. Ajo pėrmban kryesisht dioksid karboni rreth 95%, azot 3% dhe argon 2%. Gazet e tjerė janė nė pėrqindje tė vogėl. Erėrat janė tė dobta nė verė, por nė dimėr janė tė fuqishme. Stuhitė e rėrės qė ngrihen prej erės mund tė mbulojnė tė gjithė sipėrfaqen e planetit edhe pėr 6 muaj me rradhė.

Foto tė Marsit

Fig. 1

Gusht 2003

Pėrpunuar nė kompjuter

Fig. 2

Gusht 2003

Pėrpunuar nė kompjuter

Fig. 5, Gusht 2003

Marrė me teleskop me diametėr 20 cm, f1/10. Fotografuar me web Kamera, nė fokusin e parė. Koha e ekspozimit 1/15 s.