|
Jupiteri ėshtė planeti mė i madh i sistemit diellor, me masė mbi 300 herė
masėn e Tokės. Ai ndodhet rreth 780 milionė kilometra larg Diellit dhe kryen
rreth tij njė rrotullim tė plotė pėr mbi 11 vjet. Jupiteri ėshtė i pėrbėrė
kryesisht nga gaze.
Ėshtė planeti mė masiv i sistemit diellor. Ai
shihet qartė edhe me sy tė lirė (me ngjyrė tė verdhė) dhe si rrjedhim njihet qė
nga lashtėsia. Sikur masa e tij tė ishte 5 herė mė e madhe, ai do tė
transformohej nė njė yll.
Jupiteri ėshtė njė sferė prej hidrogjeni dhe
heliumi tė lėngėt, e mbėshtjellė kjo nga njė gaz po prej hidrogjeni dhe heliumi.
Bėrthama prej guri mund tė jetė 10 ose 20 herė mė masive se Toka. Bėrthama
rrethohet nga hidrogjeni i lėngėt. Nė thellėsitė e Jupiterit nė presione rreth 3
milion herė mė tė medha se ato tė Tokės hidrogjeni merr karakteristikat e
metalit dhe falė rrotullimit tė kėsaj sfere metalike Jupiteri ka njė fushė
magnetike tė fuqishme, rreth 19000 herė mė tė madhe se ajo e Tokės. Nė figurė, e
cila ėshtė marrė nga Voyager 1 duket Jupiteri bashkė me hėnėn e tij Ganimedin.
Jupiteri rrezaton mė shumė energji nga sa merr
nga Dielli, nė formėn e rrezeve infra tė kuqe.
Jupiteri nuk ka njė sipėrfaqe si ajo e
planetėve tė grupit tė parė. Diku nė thellėsi tė tij atmosfera nga presioni i
madh pėrfundon nė lėng.
Atmosfera e Jupiterit karakterizohet nga breza
tė kaftė, portokalli, tė bardhė, dhe tė verdhė prej resh qė lėvizin paralel me
ekuatorin e planetit. Retė e ndritshme janė quajtur zona dhe ato tė errtat,
breza. Shtresat e sipėrme pėrbėhen nga akuj amoniaku tė cilat u japin atyre
ngjyrė tė bardhė. Nė brendėsi retė pėrbėhen nga squfuri dhe fosfori. Nė thellėsi
pritet qė retė tė formohen nga avuj uji dhe nga amoniaku. Njolla e kuqe e cila
ėshtė dy herė mė e madhe se diametri i Tokės. Ajo ėshtė stuhia mė e madhe e
atmosferės sė tij e cila rrotullohet rreth tij nė mėnyrė antiorare njė herė nė 6
ditė.
Jupiteri ka unaza. Kėto janė zbuluar nga
Voyager 1 nė vitin 1979. Unazat kanė njė albedo shumė tė ulėt sepse pėrbėhen nga
grimca silikati tė cilat nuk e reflektojnė mirė dritėn e Diellit. Unazat e
Jupiterit shtrihen deri nė 200,000 km largėsi nga retė e tij. Trashėsia e
unazave ėshtė rreth 30 km.
Katėr satelitėt mė tė mėdhenj tė Jupiterit
janė zbuluar nga Galileo Galilei (1564-1642). Hėnat e tjera janė shumė mė tė
vogla dhe disa mund tė jenė asteroidė tė kapur.
Foto tė Jupiterit. Marrė me
teleskop me diametėr 20 cm, f1/10. Fotografuar me web Kamera, nė fokusin e
parė. Koha e ekspozimit 1/15 s. Vini re nė fotografinė 4 dhe 5 njollėn e kuqe karakteristike tė tij (shėnuar
me shigjetė), e cila ėshtė njė zonė me anticiklone tė fuqishme qė shtrihen nė
atmosferėn e sipėrme tė tij.
|

Fig. 1
3 janar 2005 |

Fig. 2
3 janar 2005 |

Fig. 3
3 janar 2005
Pėrpunuar nė kompjuter |
|

Fig. 4
8 janar 2005
Pėrpunuar nė kompjuter |

Fig. 5, 8 janar 2005, e pėrpunuar nė kompjuter |
|