Asteroidėt Kometat dhe Meteorėt

Asteroidėt

Asteroidėt janė Planetė tė vegjėl qė rrotullohen rreth Diellit, kryesisht ndėrmjet orbitės sė Marsit dhe Jupiterit. Forca gravitacionale e Jupiterit mendohet se i ka penguar kėto asteroidė qė tė bashkoheshin pėr tė formuar njė planet. Asteroidėt janė trupa prej guri. Njihen me dhjetra mijė asteroidė, por mendohet se mund tė jenė afėrsisht 100000 nė total, shumė nga tė cilėt janė shumė tė vegjėl dhe shumė larg pėr tu vėzhguar nga Toka. Asteroidi mė i madh i quajtur Ceres ka njė diametėr 930 km. Mė tė vegjlit e zbuluar kanė diametra disa qindra metra. Kėta bashkė me kometat dhe meteoridėt pėrbėjnė trupat mė tė vegjėl tė sistemit diellor. Disa asteroidė lėvizin nė orbita ekscentrike tė cilat priten me orbitėn e Tokės. Pėr qėllime katallogimi, ata janė emėruar me numra me rradhė, sipas zbulimit tė tyre.

Kometat

Janė trupa me masė tė vogėl qė rrotullohen rreth Diellit, zakonisht nė orbita eliptike. Kometat pėrbėhėn nga trupa tė vegjėl guri tė pėrziera me gaze tė ngrirė.

Ato janė pjesė primitive nga materiali qė formoi sistemin diellor 4,6 x 109 vjet pėrpara. Ato normalisht kanė njė diametėr prej disa km., dhe pėrbėhen kryesisht nga kokrriza rėre, ujė tė ngrirė, monoksid karboni dhe dioksid karboni. Kometat pėrmbajnė edhe shumė molekula tė thjeshta organike. Shumė kometa mendohet se shtrihen nė zonat periferike tė sistemit diellor, tė njohura si brezi Kuiper dhe reja Oort. Brezi Kuiper ndodhet pak mė larg se Plutoni, nė formėn e njė disku qė shtrihet gradualisht nga jashtė dhe brenda sistemit diellor. Jashtė brezit Kuiper ndodhet reja Oort, e kometave, tė cilat janė vendosur nė formėn e sferės rreth sistemit diellor. Kometat vėzhgohen me shumė vėshtirėsi ngaqė ato janė shumė larg dhe shumė tė vogla nė diametėr. Kur njė kometė i afrohet sistemit tė brendshėm diellor ajo merr sasi tė mėdha rrezatimi nga Dielli. Ky rrezatim shkrin akujt duke i kthyer nė gaze tė cilėt dalin me forcė nga sipėrfaqja nė drejtim tė hapėsirės. Gazi jonizohet dhe shtyhet nga era Diellore duke formuar bishtin e kometės. Kometa formon 2 tipe bishtash. Tipi i parė ėshtė i formuar nga jonet dhe tipi i dytė nga pluhuri. Kėto duken dhe nė figurė, tipi 1 me ngjyrė blu dhe tipi 2 me ngjyrė tė verdhė. Gjatė ēdo kalimi kometat humbin shumė lėndė duke u ndarė e thėrrmuar. Kėshtu gjatė orbitave tė kometave mbeten pjesė tė cilat janė shkaktarė pėr rėnien periodike tė meteorėve nė momentet kur Toka kalon nė vendet ku kanė kaluar kometat.

Kometat gjatė kalimeve nėpėr sistemin diellor ndikohen nga graviteti i planeteve, sidomos nga ai i Jupiterit dhe prej kėsaj ato mund tė ndryshojnė formėn e orbitės. Ato mund tė bien dhe nė Diell pėr shkak tė luhatjeve gravitacionale nė orbitat e tyre. Nė disa raste perioda e rrotullimit shkurtohet, por nė raste tė tjera ajo rritet dhe kur orbita e kometės merr formė hiperbolike, ajo shkėputet nga sistemi diellor.

Meteorėt

Trup i ngurtė qė hyn nė atmosferė nga hapėsira ndėrplanetare, dhe qė bie nė sipėrfaqe tė Tokės si njė trup i vetėm, ose nė trajtėn e njė shiu copėrash tė shpėrndara. Ai duket si njė shirit drite si nė figurė, qė shfaqet pėr disa sekonda nė qiell. Nė Tokė bien miliona meteorė ēdo ditė. Rreth 500 meteoridė arrijnė sipėrfaqen e Tokės ēdo vit. Ato mund tė shihen kur janė ndėrmjet 65 dhe 120 km mbi Tokė. Meteorėt qė shpėrthejnė janė quajtur Bolidė. Kur janė nė hapėsirė meteorėt quhen meteoridė. Shumė meteoridė avullojnė plotėsisht gjatė kalimit nėpėr atmosferė. Ato normalisht avullojnė plotėsisht nė lartėsitė nga 100 km deri nė 50 km. Meteoridėt qė arrijnė sipėrfaqen e Tokės quhen meteoritė. Meteoridėt mė tė shpejtė kanė shpejtėsi 42 km/s. Duke marrė dhe shpejtėsinė e Tokės e cila lėviz me shpejtėsi 29 km/s del se, shpejtėsia e kombinuar e meteoridėve me Tokėn tė jetė rreth 70 km/s. Shumė meteorė vijnė nga tė njėjtat zona tė qiellit, duke lėnė tė kuptohet se ato janė mbetje tė kometave tė cilat thėrmohen vazhdimisht gjatė rrugės sė tyre nė orbitėn rreth Diellit.