Rrezet kozmike

Grimca atomike nė ngarkuara qė lėvizin nė hapėsirė me energji shumė tė madhe (ato lėvizin me shpejtėsi tė afėrt me atė tė dritės) shumica vijnė nga jasht sistemit tonė diellor, por ka disa me energji mė tė vogėl qė vijnė nga Dielli.

Nė hapėsirė larg Tokės gjendet njė fluks shumė i vogėl elektronesh dhe bėrthama atomesh tė shpejta qė lėvizin nėpėr tė gjitha drejtimet. Origjina e njė pėrshpejtimi tė tyre nuk ėshtė gjithmonė e qartė, por ato janė formuar ndoshta nė galaktikėn tonė nga shpėrthimet e supernovave ose nga pėrplasjet apo shpėrthimet e yjeve.

Bėrthamat (rrezet kozmike) qė vijnė nė atmosferėn e Tokės kanė energji tė rendit tė milion GeV. Spektri i tyre tregon se sa mė shumė energji tė kenė aq mė pak janė. Ato me energji mė tė vogėl se njė vlerė e caktuar devijohen nga fusha magnetike e Tokės. Shumica e rrezeve kozmike qė pėrplasen me atmosferėn e Tokės janė protone (afėrsisht 90%), bėrthama heliumi rreth 9% dhe bėrthama atomesh mė tė rėnda se zirkoniumi (Z = 40). Nuk ka elektrone me energji tė lartė nė rrezatimin kozmik. Ato ndoshta mund tė kenė humbur energji gjatė udhėtimit tė tyre tė gjatė nė hapėsirė duke bashkėvepruar me lėndėn ndėryjore (e cila mesatarisht ka njė dėndėsi tė rendit tė 1 grimce nė 1 cm3). Disa nga elektronet dhe protonet me energji tė ulėt kapen nga fusha magnetike nė brezat e "Van Allenit" rreth Tokės dhe nė fund bien nė Tokė duke krijuar agimet polare. Disa rreze kozmike gjatė rėnies nėpėr atmosferė shpėrbejnė energjinė e tyre nga jonizimi, kurse tė tjerė pėrplasen me bėrthama atomike duke shkaktuar njė varietet ndarjesh bėrthamore.

Astronomėt kanė dedektuar rreze kozmike me energji mė tė madhe se 1020 eV, por ato nuk kanė lokalizuar ndonjė burim tė afėrt qė mund t’i prodhojė ato. Nė qoftė se rrezet kozmike do tė udhėtonin  mė shumė se 20 vjet dritė ato do tė humbisnin energji nga bashkėveprimi me lėndėn ndėryjore. Por sipas njė teorie, tufat shumė energjike tė neutrinove tė burimeve tė largėta mund tė bashkėveprojnė mė lėndėn ndėryjore duke prodhuar rrezet kozmike qė ne shohim.