|
Rrezatim (fosil) elektromagnetik i dobėt i cili mendohet tė jetė mbetje e
rrezatimit tė lėshuar pas big bang-ut.
Maksimumi i gjatėsisė sė valės sė
rrezatimit ndodhet nė zonėn e mikrovalėve. Ky rrezatim i korespondon rrezatimit
tė trupit tė zi nė temperaturėn 2.7 K.
Kur rrezatimi u lėshua ishtė shumė mė i
nxehtė, ngaqė ai ka kaluar gjatė nėpėr hapėsirė para se tė vinte nė Tokė,
spektri i tij ėshtė spostuar shumė nga e kuqja.
Zbulimi i kėtij spektri nga Arno
Penzias dhe Robert Wilson nė vitin 1965, dha njė ndihmė tė madhe rreth modelit
tė big bang-ut. Ky rrezatim ėshtė izotrop: ai vjen nga tė gjithė anėt e
qiellit pak a shumė me tė njėjtin intensitet. Ndryshime shumė tė vogla vihen re nė intensitetin e kėtij
rrezatimi, tė cilat u zbuluan nga sateliti COBE (Cosmic Microwave Background Explorer).
Kėto ndryshime janė shumė tė vogla normalisht njė pjesė nė 10 milion, por kėto
tregojnė se shpėrndarja e materies nė universin e hershėm nuk ishte dhe aq uniforme.
Kėto jo-uniformitete formuan grumbullimet e galaktikave,
galaktikat, yjet, planetet etj., tė cilat i shohim sot kudo.
|