|
Nė sistemin tonė Diellor gjėnden 9 platetė tė
cilėt rrotullohen rreth Diellit. Po ti numėronim sipas largėsisė nga Dielli do
tė kishim: Mėrkurin,
Afėrditėn,
Tokėn,
Marsin,
Jupiterin,
Saturnin,
Uranin,
Neptunin dhe
Plutonin (megjithėse Plutoni
nuk klasifikohet si planet). Fjala planet vjen
nga gjuha greke bredharak. Planetet kanė masa dhe diametra shumė mė tė mėdhenj
se meteorėt, asteroidėt dhe kometat. Por ato kanė masa shumė mė tė vogla se
yjet, kurse diametrin mund ta kenė nė raste tė veēanta edhe disa herė mė tė
madh se ato. Planetet e sistemit tonė
Diellor ndahen nė tre grupe: Tokėsor (grupi i parė), gjigandė ose Jupiterian
(grupi i dytė) dhe nga grupi i tretė qė ėshtė ndryshe nga dy grupet e para.
Katėr planetet mė tė afėrt me Diellin janė tė tipit Tokėsor. Ata
karakterizohen nga njė atmosferė relativisht e pakėt nė krahasim me planetet e
grupit tė dytė sepse graviteti i tyre (relativisht i vogėl nė krahasim me atė tė
Planetėve gjigandė) nuk mjaftoi pėr tė mbajtur gazet e lehta si hidrogjeni, tė
cilėt janė larguar nė hapėsirė. Pas atmosferės vjen menjėherė lėnda e ngurtė,
sipėrfaqja e saj konsiderohet si sipėrfaqja e planetit. Ato kanė nė pėrbėrjen e
tyre kryesisht gurė dhe metale, sepse nxehtėsia e madhe e Diellit i ka penguar
ato qė, tė mblidhnin masa tė mėdha gazi gjatė formimit tė tyre.
Nė grupin e dytė bėjnė pjesė: Jupiteri, Saturni, Urani dhe
Neptuni. Kėto kanė masa dhe diametra shumė herė mė tė mėdha se planetet e grupit
tė parė. Kėta janė tė rrethuar nga shtresa gazesh kryesisht hidrogjeni dhe
heliumi me trashėsi prej disa dhjetra mijė km. Nė brendėsi te planetit, nga
presioni madh, kėta gaze lėngėzohen, kurse nė qendėr ndodhet masa e ngurtė
afėrsisht nė diametėr sa ajo e planetėve tė grupit tė parė. Pėrbėrja e tyre, i
afron ata mė shumė me Diellin se me Tokėn. Planetet e kėtij grupi kanė nga shumė
satelitė dhe qė tė katėr kėta planetė kanė unaza tė formuara nga trupa tė vegjėl
kryesisht prej akulli qė rrotullohen rreth planetit nė largėsi prej disa dhjetra
mijėra km. nga sipėrfaqja e tij. Planetet e grupit tė dytė janė planetė
primitivė qė duken edhe sot si nė momentin kur ata u formuan.
Plutoni nuk konsiderohet as planet i tipit Tokėsor, as i tipit
gjigand. Ai ėshtė shumė mė i vogėl nė masė dhe nė diametėr nė lidhje me planetet
e tjerė. Kjo bėn qė, shumė karakteristika fizike tė ndryshojnė. Ai ėshtė
klasifikuar nė njė grup tė veēantė planetėsh. |