|
Galaktikat janė grupe tė mėdha yjesh, pluhuri e gazi. E gjithė kjo lėndė
rrotullohet rreth qendrės sė kėtij grupi tė madh. Nga pluhuri e gazi qė gjenden
aty formohen yje tė rinj. Galaktikat mė tė mėdha e kanė diametrin rreth gjysėm
milioni vjet dritė. Galaktika jonė ka njė diametėr rreth 105 vjet
dritė dhe Dielli ndodhet rreth 30000 vjet dritė larg qendrės sė saj.
Galaktika e
Andromedės, Reja e Madhe dhe e Vogėl e Magelanit, janė galaktikat mė tė afėrta
me galaktikėn tonė. Njė galaktikė e madhe mund tė formohet nga mė shumė se njė
triliard yje kurse njė e vogėl mund tė ketė mė pak se njė miliard yje.
Galaktikat mendohet se kanė nga njė vrimė tė zezė nė qendėr e cila thith yjet
rrotull saj. Masa e vrimave tė zeza nė qendrat e tyre mund tė jetė rreth 2 milion masa Dielli.
Shpėrndarja e galaktikave
Shpėrndarja e densitetit tė galaktikave nė universin e vėzhguar
Galaktikat nuk janė tė izoluara nė hapėsirė por ato janė shpėrndara nė grupe.
Kėto grupe mund tė bashkohen pėr shkak tė gravitetit duke formuar kėshtu
supergrupet. Galaktika jonė ėshtė njė nga 30 galaktikat qė bėjnė pjesė nė grupin
Lokal. Galaktika jonė dhe ajo e Andromedės janė mė tė mėdhatė nė kėtė grup.
Grupi Lokal bėn pjesė nė supergrupin Lokal. Grupi mė i afėrt ėshtė grupi Virgo i
cili pėrbėhet nga mijėra galaktika. Ai ėshtė afėr qendrės sė supergrupit Lokal.
Shpėrndarja e grupeve dhe e supergrupeve nuk ėshtė uniforme nė univers.
Nė universin e njohur ka rreth 125 miliard galaktika. Ato shtrihen pak a
shumė si shirita tė ngjashėm me kufinjtė e flluskave tė sapunit duke rrethuar
hapėsira shumė tė mėdha gati pa lėndė. Glaktikat mė tė largėta qė vėzhgohen janė
me ngjyrė blu ngaqė formohen nga yje tė rinj. Teleskopi Habėll na tregon
galaktika qė ndodhen rreth 13 miliard vjet dritė larg Tokės. Kėto galaktika kanė
formė sferike dhe mund tė jenė galaktika nė format e para tė krijimit tė tyre.
Klasifikimi i tyre
Per tu orientuar mė mirė me to, duhet qė ne ti klasifikojmė ato. Ato klasifikohen
sipas sistemit tė krijuar nga Edwin Hubble ("Extra-Galactic Nebulae,"
Astrophysical Journal, 64, 321, 1926). Hubble nė fillim ndau tė gjithė
galaktikat nė dy grupe: nė ato me forma gjeometrike tė rregullta dhe nė ato me
forma tė ērregullta. Galaktikat e rregullta ndahen nė sferike dhe eliptike.
Kurse galaktikat spirale klasifikohen nė spirale normale S dhe nė spirale SB
(barred spirals) me krahė tė ngjitura me qendrėn (bėrthamėn).
Galaktikat eliptike, tė cilat shėnohen me E, janė sisteme sferoidale prej
yjesh dhe pa ndonjė strukturė tė brendshme tė dukshme Ato pėrmbajnė pak gaz dhe
pluhur ndėryjor, dhe janė tė pėrbėrė nga yje tė vjetėr. Galaktikat eliptike
ndahen dhe nga elipticiteti i tyre, duke u shėnuar respektivisht sipas shtypjes:
E0, E1, dhe deri tek E7. Mė tė mėdhatė janė galaktikat e gjera eliptike,
veēanėrisht ato qė gjenden nė qendrėn e grupeve tė galaktikave tė cilat njihen
si galaktika tė tipit cD.
Njė galaktikė spirale ka formėn e njė disku qė vjen e fryhet drejt qendrės,
krahėt e saj hapen nė formė spirale nga qendra. Kėto galaktika pėrbėhen nga sasi
tė mėdha gazi dhe pluhuri, dhe si rrjedhim, kėto pėrmbajnė shumė yje tė rinj. Nė
galaktikat spirale tė cilat shėnohen me S, krahėt shfaqen nga anėt e kundėrta tė
bėrthamės sė galaktikės. Nė spiralet e llojit tjetėr SB, krahėt shfaqen dhe
shhkojnė drejt qendrės sė galaktikės. Galaktikat janė klasifikuar (nė nėn
nivele) nė bazė tė formave tė bėrthamave dhe shtrirjes sė krahėve tė tyre.
Galaktikat me bėrthamė tė madhe dhe krahė jo shumė tė shtrira shėnohen Sa ose
Sba dhe ato me bėrthamė tė vogėl dhe me krahė shumė tė shtrira emėrtohen Sc ose
SBc. Galaktika jonė, Rruga e qumshtit, emėrtohet Sb, duke kuptuar se ėshtė njė
spirale nomale me njė bėrthamė mesatare dhe me krahė lehtėsisht tė ngjeshura.
Galaktikat Lentore kanė formė ndėrmjet galaktikave eliptike dhe atyre
spirale. Ato duken mė tė sheshta se galaktikat E7 por me bėrthamė nė formė
lenteje.
Galaktikat e ērregullta, tė emėruara I ose Irr, janė pa formė dhe janė
normalisht mė tė vogla se pėrmasat mesatare tė galaktikave. Ato janė tė pasura
nė gaz dhe pluhur ndėryjor. Kėto janė tė ngjashėm me galaktikat nė formė disku
por pa formė spirale. Mendohet se forma e tyre vjen nga bashkėveprimi me
galaktikat e tjera.
Tipet dhe format e galaktikave
|
Elipticiteti |
Klasifikimi |
Shpjegimi |
|
E0 - Sferike |
S |
Spirale normale |
| E1 |
S0 |
Lentore |
| E2 |
SB |
Galaktika spirale me krahė tė ngjitura me
bėrthamėn |
| E3 |
a |
Bėrthamė e madhe; krahė tė ngjeshura |
| E4 |
b |
Bėrthamė mesatare; krahė lehtėsisht tė ngjeshura |
| E5 |
c |
Bėrthamė e vogėl; krahė shumė tė shtrira |
| E6 |
E |
Eliptike |
| E7 - E sheshtė |
I |
Galaktika me formė jo tė rregullt |
| A "p" Sipas klasifikimit tė Hubble kjo galaktikė ėshtė e
veēantė |
|